Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
EXPRESS

Përkrahja financiare, sfidë për regjisorët e rinj

“Do sende nuk mundesh t’i ndash me shkrime, për atë është filmi... edhe me ia përçu një ndjenjë jo të zakonshme”. Kështu mendon studentja e vitit të parë në Degën e Regjisë së Filmit, në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës, Jehona Ajdini.

Mirëpo institucioni prej ku dalin regjisorë që ngrenë rrëfimet e vendit tonë në arena ndërkombëtare nuk i përkrah financiarisht studentët për detyrat semestrale.

Gjatë 4 vjetëve të ndjekjes së fakultetit regjisorët e rinj obligohen të përfundojnë 6 filma të shkurtër. Në procesin e përgatitjes ata kanë mbështetjen morale dhe këshillat profesionale të profesorëve, mirëpo jo edhe mbulimin financiar nga ndonjë institucion arsimor apo kulturor.

“Fakulteti i Arteve si institucion nuk i mbulon shpenzimet, por teknikën. Po ashtu është një marrëveshje e pashkruar me studentët”, thotë ajo.

Ermal Duli, i cili është në përfundim të studimeve, tregon se i është dashur t’i paguajë vetë shpenzimet për realizimin e këtyre filmave. Madje edhe bursën universitare, të cilën e ka fituar me shumë mund, është detyruar ta shpenzojë për këtë pjesë.

Edhe Rreth 200 studenteve iu refuzua aplikimi për bursë 1000-euroshe Arbëri 1 j. më parë Rreth 200 studenteve iu refuzua aplikimi për bursë 1000-euroshe

“Mundem me thanë që gati në çdo film unë kam shpenzuar. Është shumë e vështirë, pasi paratë prindërit tanë i bëjnë me djersë”, thotë ai.

Të njëjtat sfida i ka edhe studentja e vitit të parë, Edna Deva, e cila pavarësisht se është në fillim të rrugëtimit akademik ka parë vështirësitë e profesionit që do ta ushtrojë.

“Në Kosovë është shumë vështirë të jesh regjisor...me kamerë vetë, presim ndonjë ndihmë nga të tjerët”, thotë ajo.

Në anën tjetër, përveç përkrahjes financiare, ajo beson se Degës Regji e Filmit i mungon edhe diçka tjetër.

“Duhet me i pasë mjetet, kamerat po edhe kameramanin, montazherët, të jemi të kompletuar si regjisorë. E kemi mësuar kamerën, montazhin vetë, na mungojnë”, shton Deva.

Edhe Kolumne 1 j. më parë Çka po zgjedhim të studiojmë

Mesazhi i këtyre studentëve për institucionet vendore ishte i njëjtë, përkrahni financiarisht regjisorët e rinj.

“Mendoj që në Kosovë për artin, kulturën e sportin, përkrahja institucionale duhet të rritet. Kosova mund të fitojë tepër shumë prej kësaj”, tha Ermal Duli.