Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
EXPRESS

Motrat me pasion pianon

Sonata Hoxha ndjek paralelisht shkollën fillore “Ismail Qemaili” dhe shkollën e muzikës “Prenk Jakova”.

Ka një emër të veçantë dhe një dashuri të madhe për piano.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ushtrimet e vazhdueshme e kanë bërë që të shpërblehet me shumë çmime në garat e ndryshme muzikore brenda dhe jashtë vendit. Së fundmi, ajo është shpërblyer me vendin e parë edhe në Bosnjë dhe për Sonatën ky është vetëm një inkurajim në rrugën e saj muzikore.

Certifikata të tjera me çmime në shtëpi u kanë sjellë edhe motrat e saj Luisa e Dua Hoxha. Luisa së fundmi është shpërblyer me vendin e tretë në “Valleta Piano Fest” të Maltës, ndërsa numëron edhe disa çmime të tjera nga garat e ndryshme muzikore.

Mësimet për piano, ato i ndjekin në shkollë te mësuesja dhe halla e tyre Pranvera Hoxha-Bryma, por që muzika ka qenë përherë e pranishme në shtëpinë e tyre.

Dua Hoxha vetëm 6-vjeçare mezi pret të fillojë shkollën, e cila edhe për të do të orientohet te muzika. Për Duan, që ndërvepron me shkathtësi me tastet e pianos, mjafton që ta dëgjojë një melodi që ta bartë atë në lojë. Por këngën e njohur “Mora Fjalë” i pëlqen ta luajë së bashku me babanë, i cili është po ashtu muzikant.

“Mallëngjimi” është një këngë e cila e bashkon muzikantin Fatos Hoxha së bashku me vajzat e reja muzikante, të cilat ëndrrat i kanë të lidhura me muzikën.

Tingujt e pianos janë një lundrim i përditshëm muzikor i motrave Hoxha. Ato e kanë në plan që në të ardhmen të bashkëpunojnë për të sjellë versione të veçanta të këngëve e veprave të njohura.