Sonte në “Express” ju sjellim materiale nga skena e artit dhe kulturës. Koncerti “Echoes of origin” ka dëshmuar se këndimi klasik dhe instrumentet tradicionale janë dy gjuhë që kur flasin së bashku, krijojnë harmoni autentike. Nismuar prej mexosopranos Flaka Goranci, një projekt si ky rilexon muzikën shqipe duke ua dhënë vendin e merituar jo vetëm perlave të thesarit popullor por edhe instrumenteve autentike.
Storja tjetër fokusohet në një ekspozitë unike e hapur në Londër. Georges Seurat njihet si pionieri i pointilizmit, një teknikë artistike që përdor pika ngjyrash në vend që të përziejë ngjyrën në paletë. Tani, një ekspozitë e peizazheve të tij bregdetare, shpesh të anashkaluara nga galeritë dhe kritikët, është hapur me titullin “Seurat and the Sea” dhe bashkon 26 vepra të artistit me të njëjtën temë.
E nga skena e showbizit ju sjellim materiale që në fokus kanë aktorin hollywoodian, Shia LaBeouf dhe yllin botëror me prejardhje kosovare, Dua Lipa.
Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!
-
Jehona e origjinës si një jetë e re për tingujt e rrënjëve shqiptare
-
“Mbrëmja e operës” me dy zërat e botës në Prishtinë
-
Poeti i pianos thur me tinguj vargjet e rrëfimit të përkryer, sonte në “Express”
-
Kowalski rrëfen shpirtin polak të muzikës në piano, sonte në “Express”
-
Jazzi sikur gjuha ku notat janë fjalë, sonte në “Express”