Pesë sesionet e Institutit Albanologjik të Prishtinës i kanë bërë publike temat që do të diskutohen në edicionin e njëmbëdhjetë të “Javës së Albanologjisë”.
Kjo ngjarje e përvitshme ishte planifikuar të mbahej në fund të verës, por për shkak të pandemisë është shtyrë për në fund të tetorit, raporton KOHA.
Drejtori i Institutit Albanologjik të Prishtinës, Hysen Matoshi, thotë se konferencat e “Javës së Albanologjisë” duhet të mbahen në formë klasike, por me numër të reduktuar të pjesëmarrësve.
Sipas tij, shkaku i pandemisë interesimi për këtë aktivitet është më i vogël se vitet e kaluara.
Dega e Gjuhësisë sivjet do të debatojë për leksikologjinë. Ajo e Letërsisë do ta shtjellojë temën “Periodizimi i letërsisë shqipe”, ndërsa “Shqiptarët gjatë shekullit XIX” do të diskutohet në Sesionin e Historisë.
Edicioni i njëmbëdhjetë i “Javës së Albanologjisë” do të mbahet nga data 25 deri më 30 tetor.
-
Sesionet shkencore të gjuhësisë e letërsisë krahas mësimit të shqipes si gjuhë e huaj
-
Zotim në fushatë për restaurimin e objektit të Institutit Albanologjik
-
Demonstratat e 1981-s, Rexhep Qosja dhe gjendja e albanologjisë
-
Rrëfimet e folkloristëve – kujtesë e çmueshme në betejë për të vërtetën
-
Shqiptarët përballë projektit për autonominë e serbëve më 1812