EXPRESS

Hija e gjaqeve të falura mbulon teatrin në vajin e duarve të pajtimit, sonte në “Express”

Express

Sonte në “Express” ju sjellim një material që në fokus ka shfaqjen “Nën hijen e një peme u ula dhe qava”, me tekst të Jeton Nezirajt dhe nën regji të Blerta Nezirajt. Ajo e bën skenën teatrale urë mes dy kontinenteve, kujtesa flet në tri gjuhë e dhimbja ka të njëjtin tingull. Nën dritën e zbehtë, dy figura simbolike, Anton Çetta dhe Desmond Tutu, “janë ringjallur” për të treguar se falja, ndonëse ndodh brenda njerëzores, e tejkalon atë.

Po ashtu do të sjellim imazhet e kapura nga fotografi Afrim Hajrullahu, të cilat shpalosin forcën, dinjitetin e historinë e grave të Kosovës. Fotografitë e ekspozitës “Kosovarja” i shfaqen publikut në ekran, shoqëruar me narracion, si film me fotografi statike, në ekranin në kinemanë “Armata”.

Përveç tjerash do të ketë dhe lajme nga skena botërore e showbizit me protagonistë yje si, Sean Diddy Combs dhe Daniel Day Lewis.

Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!