“Heshtimë” zëshëm kthen kujtimet. Janë imazhe krejt të thjeshta, me të cilat autorët gërmojnë në vitet e fëmijërisë. Është koha e luftës. Vitet 1998/1999 dhe pikturat në shikim të parë nuk gjejnë fije të përbashkët. Në esencë, lidhin histori personale që kur bëhen bashkë krijojnë mozaikun e një kapitulli të trishtë.
Ekspozita është e shtata që nga viti 2014, në kuadër të projektit “Ballafaqimi me të kaluarën në Kosovë”, nga organizata “Aksioni kundër dhunës dhe ndërtimi i paqes”. Në ekspozitë janë edhe rrëfimet për pikturat, të cilat në muajin prill janë botuar në librin me titullin “Shoh”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKrejt pikturat e ekspozuara prekin stilin e artit naiv dhe i përshtaten mirë krejt natyrës së “Heshtimë”. Autorët s’janë piktorë profesionistë dhe pikturojnë gati si në kohën prej nga i nxjerrin imazhet e strukura në mendje. Aty përvidhen skena ikjeje, diku stema e UÇK-së, shtëpi në flakë...
Emine Ismajli, pjesë e organizatës, ka thënë se me anë të këtij projekti është gjetur një mënyrë shumë e lehtë për të thënë atë që është shumë e vështirë të thuhet.
“‘Heshtimë’ për mua janë ato tri pikat e shenjave të pikësimit të cilat zënë shumëçka, mund ta fusësh botën me krejt përjetimet e veta brenda tyre, me ato që i themi, ato që nuk i themi e që i heshtim. Janë ato dialogët e fshehura përbrenda përjetimeve edhe përbrenda nesh”, ka thënë Ismajli.
Senad Ramaj, që ka marrë pjesë në trajnim, ka thënë se nga të gjitha përvojat, ky ka qenë më i veçanti për të, edhe pse sa i përket pjesës emocionale ka qenë sfidues.
“Ka qenë një eksperiencë më e veçanta nga të gjitha trajnimeve që i kam mbajtur tash e 12 vjet si aktivist. Ka qenë shume e ndjeshme sa i përket pjesës emocionale, sepse ka qenë i vetmi rast kur na është dhënë mundësia që ta përshkruajmë një pjesë shumë të rëndësishme të përjetimeve tona”.
Ka thënë se pas 24 vjetësh kujtimet i kishte si të mjegulluara, mirëpo takimi me pjesëmarrësit e tjerë në trajnim dhe shkëmbimi i historive e kujtimeve ka ndihmuar në qartësimin e atyre përjetimeve.
“Në ekspozitë kam vendosur ta tregoj një nga historitë që i mbaj në mend. Ka qenë periudha kur dajat e mi janë detyruar të largohen nga fshati, ku kanë jetuar dhe të vijnë të strehohen te ne në qytetin e Klinës, ku jetojmë edhe sot. Kam arritur ta paraqes pjesën se si ata janë detyruar që me një traktor të transportohen te ne”, ka thënë ai. Elementet e pikturës së tij janë secili kujtim e simbol më vete.
Për të i rëndësisë së madhe mbetet qëllimi që secili ta dijë për këtë pjesë të historisë.
Aty përvidhen skena ikjeje, diku stema e UÇK-së, shtëpi në flakë...
Përfaqësuesja e organizatës “Aksioni kundër dhunës dhe ndërtimi i paqes”, Emine Ismajli, ka thënë se nuk është aspak e lehtë të arrihet te bindja për të folur hapur.
Prej vitit 2014 me anë të projektit “Ballafaqimi me të kaluarën” janë dokumentuar qindra rrëfime nga koha e luftës. Projekti është realizuar në bashkëpunim me KURVE Wustrow nga Gjermania si pjesë e Shërbimit Civil të Paqes.
Moritz Kortüm, përfaqësues i kësaj organizate, ka thënë se mbi të gjitha kjo ekspozitë, pos individëve që kanë ndarë përjetimet e tyre, ka peshë edhe për shoqërinë.
“Kisha dashur të them që personalisht jam shumë i lumtur që pata mundësinë të jem pjesë e këtij procesi që për rezultat e ka këtë ekspozitë. Ka qenë në proces mjaft i vështirë e emocional edhe për mua por mendoj që është e nevojshme edhe për individët dhe shoqërinë në tërësi. Po flas edhe në pozitën time si gjerman, e dimë që ballafaqimi i Gjermanisë me të kaluarën vazhdon për tash e një kohë shumë të gjatë”.
Ekspozita “Heshtimë” do të qëndrojë e hapur deri më 24 qershor në bibliotekën kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.