Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
EXPRESS

Filarmonia në Gjakovë, me muzikë si ilaç për pandeminë

Pas pesë vjetëve, Filarmonia e Kosovës është rikthyer në qytetin e Gjakovës. Orkestra e Filarmonisë nën dirigjimin e Gridi Krajës nga Tirana, interpretoi një program me frymë shqiptare. Qyteti në jug-perëndim të Kosovës ishte lokacioni i radhës në kuadër të turneut, që ka nisur Filarmonia për ta shënuar 20-vjetorin e themelimit.

Dirigjenti, Kraja, i cili në këtë kohë pandemie, muzikën e konsideron ilaç, thotë se repertori ishte i ngjashëm me atë që orkestra e luajti në Prishtinë në tetor.

“Programi ishte pak a shumë ai që është luajtur në Prishtinë kuptohet me një tkurrje të vogël. E mira është që mos me qendru shumë gjatë pasi që jemi në një ambient të mbyllur dhe të mos rrezikojm njëri -tjetrin. Ishte një koncert shumë shumë i mirë i cili u prit shumë mirë në njërin nga qytetet më artdashës sic është Gjakova e që ka prodhuar edhe artistë prej të vërtetë. Jam ndarë shumë i kënaqur me nivelin e orkestrës dhe lojën e tyre”, ka thënë Gridi Kraja.

Në mesin e veprave shqipe që u luajtën ishte edhe uvertura nga opera “Goca e Kaçanikut” e Rauf Dhomit, “Valle shqiptare Nr.2” nga Thoma Gaqi, fragmente prej poemës simfonike “Skënderbeu”, si dhe vepra “Albanian Dance” nga kompozitori, Hajrullah Syla.

Publiku në sallë ishte i shpërndarë, njëlloj siç ishin edhe anëtarët e Orkestrës në skenë. Distanca ishte diçka me të cilën kanë nisur të mësohen dy palët. Mbajtja e maskave ishte po ashtu obligative.

Megjithatë, interesimi i publikut nuk është zbehur.

Edhe Filarmonia në Gjakovë me tinguj që harmonizohen për optimizëm Kulturë Filarmonia në Gjakovë me tinguj që harmonizohen për optimizëm

“Ishim shumë të befasuar me numrin dhe me interesimin e madh të publikut këtu në gjakovë./ Për fat të mirë salla i ka mbi 700 ulëse dhe natyrisht respektohen të gjitha masat anti-kovid që po kërkohen që kërkohen për manifestime të tilla”, ka thënë Baki Jashari.

Për ata që ndoqën koncertin, dalja e Filarmonisë nga kryeqyteti është për t’u lavdëruar.

Pas paraqitjes në Prishtinë, Pejë, Gjakovë e Shkup, Filarmonia do të prezantohet edhe jashtë kufijve. Destinacion të radhës e ka përsëri Shkupin, pastaj Tetovën dhe Shqipërinë.