Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
EXPRESS

“Dua” i Blerta Bashollit e kthen Kosovën në Cannes, sonte në “Express”

Filmi "Dua"

Sonte në “Express” do të zhvillojmë bisedë me Valon Bajgorën, producent i filmit “Dua”. Ky film kosovar me regji dhe skenar të Blerta Bashollit, e që në qendër e ka një adoleshente, do ta ketë premierën botërore në atë që është festivali i festivaleve, jo veç në Evropë, por në krejt botën. “Java e kritikës”, seksion paralel i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Cannes, ka zgjedhur “Duan” që të jetë brenda konkurrencës zyrtare të filmave të gjatë artistikë.

Po ashtu ju sjellim materiale nga skena ndërkombëtare e artit. Një lotari që po zhvillohet në shtëpinë e ankandeve “Christie’s” në Paris, ofron një pikturë të Picassos për 100 euro, për të financuar hulumtimet mbi sëmundjen e Alzheimerit.

Nuk mungojnë as lajmet nga showbizi me protagonistë yje si, Blake Lively, grupi “BTS” dhe të tjerë.

Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!