Filmi “Dua” ka marrë çmimin “SACD” në Cannes. Është një çmim që jepet gjatë seksionit paralel të Cannes, “Semaine de la Critique”, ku filmi i Blerta Bashollit ka pasur premierën botërore. Ky çmim jepet nga Shoqata e Autorëve dhe Kompozitorëve Dramaturgjikë, një organizatë që mbron autorët e filmave dhe veprave dramatike në Francë.
Çmimi “SACD” jepet zakonisht për skenarin më të mirë ose autorin e një filmi me stil origjinal dhe të fuqishëm. Edhe “Dua” e ka nisur fuqishëm rrugëtimin.
Filmi “Dua” paraqet një realitet të cilin e ka përjetuar thuajse secili adoleshent që fati e ka përplasur me vitet ’90 në Kosovë. Këtë realitet dhe ndjesi, të mërkurën e javës së kaluar e ka parë edhe një pjesë e publikut të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Cannes. Aty filmi “Dua”, nën regji të Blerta Bashollit, u shfaq në premierë botërore në seksionin e veçantë “Java e Kritikës”, që është program paralel i festivalit në rivierën franceze.
Me kastën e aktorëve, ku ndër të tjerë bëjnë pjesë Arben Bajraktaraj, Kaona Matoshi, Yllka Gashi, Kushtrim Hoxha, Fiona Abdullahu dhe Mila Savić, “Dua” ka marrë vëmendje të madhe.
Blerta Basholli është edhe skenariste e filmit, në bashkëpunim me Nicole Borgeat.
-
Cannes për “Duan”, histori suksesi që nis me çmim
-
Cannes për “Duan”, histori suksesi që nis me çmim, sonte në “Express”
-
“Dua” që kthen kohën, godet në Cannes, e pret rrugëtim i gjatë
-
Cannes nis numërimin së prapthi, Kosova i bashkohet me “Duan” e viteve ’90
-
“Dua” i Blerta Bashollit e kthen Kosovën në Cannes, sonte në “Express”