Sonte në “Express” bashkëbisedojmë me regjisorin, Erson Zymberi. Pasa triumfit në Festivalin e Teatrove në Ferizaj, ku me shfaqjen “Djali” rrëmbeu çmimin kryesor, ai ndanë me ne emocionet e këtij suksesi si dhe shpalos detaje rreth temës që trajtohet në shfaqjen, e cila vjen me tekst të tekst të francezit Florian Zeller.
Përveç tjerash sjellim gjithashtu atmosferë nga koncerti i “No Borders Orchestra” në Prishtinë, i sjell në kuadër të turneut rajonal “Turning Point”. “No Borders Orchestra” është një ansambël konvencional muzikor që vepron si një fuqi transformuese rajonale në Ballkan. Duke e përdorur muzikën si gjuhë universale, orkestra promovon pajtimin në një rajon të larmishëm kulturor.
Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!
-
Festivali i Teatrove në Ferizaj – festë për skenën e mesazh për shoqërinë
-
“Djali” triumfon në Festivalin e Teatrove në Ferizaj
-
“Djali” me dramën e familjeve, premierë në Gjilan
-
“Prizren Fest” kthen qytetin në skenë teatri si hapësirë reflektimi e dialogu
-
Cannes për “Duan”, histori suksesi që nis me çmim, sonte në “Express”