Sonte në “Express” fokusohemi te ngjarjet e fundit nga skena e artit dhe kulturës. Me ekspozitën “Cigarette Break” të Diellza Salicanës është mbyllur jo vetëm “Pop-up Art Week”, por edhe një cikël i tërë katërvjeçar i programit të “Galerisë 17” në këtë hapësirë. Pauza e punës është shndërruar në temë, metodë dhe përvojë fizike. Hapësira është ndarë qartësisht në dy pjesë: në njërën është lejuar cigarja, në tjetrën jo. Vizitorët kanë kaluar nga njëra anë në tjetrën, duke e bërë trupin e tyre pjesë të instalacionit, pa e kuptuar menjëherë se po e riprodhojnë vetë logjikën e veprës.
Përveç tjerash nuk mungojnë as lajmet nga skena botërore. Muzeu i Louvreit në Paris, i goditur nga kriza, u mbyll të hënën, pasi punonjësit nisën një grevë për të kërkuar rinovime urgjente dhe shtim të stafit, si dhe për të protestuar kundër rritjes së çmimeve të biletave për shumicën e vizitorëve jashtë Bashkimit Evropian, përfshirë turistët britanikë dhe amerikanë.
Ju sjellim dhe të rejat e fundit nga showbizi me protagonistë yje si, Mariah Carey, Fergie dhe Jason Statham.
Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!
-
“Cigarette break” mban tensionin e heshtur të roleve të shumta të gruas
-
“Art Basel” në Paris midis artit dhe protestave
-
Luvri dhe muzetë e tjerë të njohur në Paris mbyllen të shtunën nga frika e dhunës në protesta
-
Muzeu “Louvre” dhe disa galeri të Parisit mbyllen përkohësisht
-
Kulla e Eiffelit dhe Muzeu i Louvreit me orar të shkurtuar për shkak të nxehtit ekstrem