Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
EXPRESS

Brezi i tretë i uniformës, dirigjentja Lirjona Sylejmani

Sa herë që bën hapa drejt kazermës “Adem Jashari”, rikthehet në kohë. Dëshira për të qenë pjesë e shtëpisë më të madhe të sigurisë në vend ka qenë e kamotshme.

Mes krenarisë e sakrificës, ajo është brezi i tretë familjar që bart uniformën.

Kjo ia shton edhe më shumë përgjegjësinë asistentes dirigjentetë Orkestrës Frymore të Forcave të Sigurisë së Kosovës, Lirjona Sylejmani.

“Çdo herë që e vesh uniformën përmban rrëfime të cilat më kanë rritur e përcjellë gjatë gjithë jetës. Sa herë e veshi janë ndjenjat që më në fund edhe unë e kam veshur edhe pse, kontributin që e kanë dhënë, shpresoj e uroj të mos ketë nevojë ta dhënë gjeneratat e reja dhe me nder”, thotë ajo.

Ëndrra për të arritur dirigjimin e Orkestrës së FSK-së është rritur bashkë me të.

“Nga momenti kur kam vendosur se dua ta studioj dirigjimin, paralelisht sa e kam parë veten duke dirigjuar orkestra simfonike botërore e kam parë veten duke dirigjuar orkestrën frymore të ushtrisë së vendit tim. Dëshira dhe ëndrra për të qenë pjesë ka qenë shumë e madhe dhe e kamotshme”, rrëfen Sylejmani.

Ajo që e lidh edhe më shumë me punën e saj është sakrifica familjare për lirinë e vendit, teksa babai i saj ka vdekur kur Lirjona ende s’ka qenë 1 vjeçe.

Edhe Dirigjentja e Orkestrës së FSK-së, brezi i tretë me uniformë Kulturë Dirigjentja e Orkestrës së FSK-së, brezi i tretë me uniformë

“Atdhedashurinë e kam të trashëguar, nuk ka qenë diçka e imponuar as nga rrethi e as nga familja. Rrjedh në gjakun tonë për shkak që qysh nga gjyshi si ushtar i Luftës së Dytë Botërore, e deri te babai dhe xhaxhai që kanë qenë ushtar të UÇK-së. Unë e kam pasur fatin ta tregoj patriotizmin duke e gërshetuar me profesionin tim”, tregon ajo.

Çdo 17 shkurt ajo dirigjon himnin e Kosovës e Marshin e FSK-së, tingujt e të cilit i mbesin në vesh edhe në ditë të rëndomta.

“Dirigjimi i himnit shtetëror është ndjesi në vete, sidomos në data si 17 Shkurti e 28 Nëntori e kanë peshën edhe më të rëndë. Dirigjimi në një Orkestër të tillë është kënaqësi ku Orkestra është e FSK-së, e ushtrisë së vendit tim, e ka peshën e rëndë dhe të veçantë e që neve na përmbush”, përfundon dirigjentja e Orkestrës Frymore të FSK-së.