Sonte në “Express” mund të ndiqni materiale nga skena e kulturës. Me projektet e nisura në digjitalizim, me rrjetin bibliotekar në funksionalizim dhe me procesin e restaurimit 22 milionë eurosh në prag, Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” ka hyrë në një kapitull të ri që synon ta forcojë rolin në botën e dijes dhe të kulturës bashkëkohore. Në shënimin e 81-vjetorit të themelimit, në festën “Dita e Bibliotekës”, të martën pasdite është kujtuar roli qendror që Biblioteka mban sot në ruajtjen dhe qasjen në dijen kombëtare.
Përveç tjerash sjellim material edhe nga skena e muzikës rok në vend. “Long Live Rock ’n’ Roll” në rastin e “Rock për Rockut” nuk do të ishte vetëm një këngë a album i kahershëm në kohën kur rocku kulmonte, por një maksimë e fuqishme. E këtë e ka dëshmuar edhe me edicionin e 24-t me tetë bende e këngë të reja. Anketat nxjerrin në pah se rocku në Prishtinë ka një lloj rilindjeje, imazhi i festivalit e ilustron këtë lloj rezistence që rocku të mos vdesë.
Ndërsa ju sjellim dhe të rejat e fundit nga showbizi vendor e ndërkombëtar. Publiku dhe komuniteti artistik sot u trondit nga lajmi për vdekjen e hershme të këngëtarit të njohur shqiptar, Shpat Kasapi, në moshën 40-vjeçare.
Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!
-
Biblioteka Kombëtare – 81 vjet trashëgimi drejt kapitujve bashkëkohorë
-
Panairi i Librit – thirrja e përvitshme për lexim dhe refreni për kushte
-
Panairi i Librit hapet me mesazhe për më shumë lexim
-
Biblioteka Kombëtare lanson platformën në hap për rrjetëzim digjital
-
Mbrojtja e përhershme e Deklaratës së Pavarësisë, kërkesë edhe në 18-vjetor