Gati gjithë ditës, Agron Mulliqi është brenda ateliesë së tij. Ky është vendi i tij i vetëm i punës tash e sa vjet.
Puna e vazhdueshme dëshmohet në ambientin shumëngjyrësh ku kalon ditën, raporton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSë fundmi, piktori Mulliqi është përqendruar në punën me qeramikë. Ka krijuar edhe një pikturë dimensionesh të mëdha që jep përshtypjen e labirintit. Duket si një mozaik veprash të bashkuara.
Krijimtaria e tij është e lidhur ngushtë me të kaluarën dhe etnosin. I ka mbetur besnik figurës së “Hyjneshës”, artefaktit neolitik ndër më të njohurit të gjetur në këto anë. Prej saj ka nxjerrë variacione të ndryshme, duke e modernizuar atë.
Agron Mulliqi, i cili këmbëngul t’i ikë monotonisë duke lëvizur nga një cikël në tjetrin, ka bërë që punimet e tij të shiten e të ekspozohen edhe jashtë Kosovës.
Mulliqi do të vazhdojë profesionin e tij të piktorit derisa piktura do të mbetet puna e tij parësore.