Përfaqësuesja e Zvicrës u stërvit të hënën për herë të parë në Stuttgart. Por pas seancës së parë stërvitore në Gjermani, fusha ishte pika kryesore e bisedës në konferencë për shtyp.
Pamja e terrenit në stadiumin “Waldau -Stadion” ishte një surprizë e keqe, shkruan “20 Minutën”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
“Cilësia e terrinit qartë që shihej se ishte e pamjaftueshme”, thotë drejtori i Zvicrës, Pierluigi Tami. Ai ka thënë se UEFA i kishte njoftuar se fusha nuk është në gjendje të mirë. Lojtarët po ashtu nuk janë ndarë të kënaqur. Edhe Adrian Arnlod, shefi i mediave i Federatës së Futbollit të Zvicrës thotë se lojtarët hasën në pengesa gjatë stërvitjes.
“Fusha ishte me gunga dhe kishte vështirësi për t’u kontrolluar topi”, tha Arnold. Zvicra është thënë në konferencë se do të kërkoj fushë alternative për të vijuar stërvitjet.