Euro 2024

Shqipëri e jashtëzakonshme, 1:0 pas pjesës së parë

laçi

Shqipëria po shkëlqen në fushë në ndeshjen ndaj Kroacisë. Pas pjesës së parë rezultati është 1:0 në të mirë të kuqezinjve.

Qazim Laçi shënoi gol në minutën e 11-të, me asistim të Jasir Asanit.

Kuqezinjtë kanë luftuar shumë, ndërsa e kanë kontrolluar mesfushën thuajse plotësisht, duke shfaqur siguri të vazhdueshme. Raste të mira kishin edhe Nedim Bajrami e sidomos Kristjan Asllani.

Asani është shquar me pasime, ndërsa Rey Manaj i ka fituar të gjitha duelet në sulm.

Ndryshimet e Sylvinhos dolën shumë të suksesshme, të paktën sa i takon pjesës së parë.

Lexo përditësimet tjera
Shqipëria - Kroacia

Barazim i madh i Shqipërisë me Kroacinë

Klaus Gjasula ruajti qetësinë në minutën e 95-të. Goditi saktë për t’ia siguruar pikën e madhe...