Kombëtarja e Shqipërisë në futboll vazhdon të shkruaj histori. Nedim Bajrami është rekordmen për golin më të shpejtë në histori të Kampionateve Evropiane.
Ndërkohë Klaus Gjasula tani ka rekordin për golin më të vonshëm të barazimit në histori të kampionateve evropiane.
“Me 94 minuta e 23 sekonda, goli i Klaus Gjasulës është goli më i vonshëm i barazimit i shënuar në histori të kampionateve evropiane, pa llogaritur këtu vazhdimet”, ka njoftuar UEFA.