Euro 2024

Gol për rekord i kuqezinjëve, por Italia udhëheq pas pjesës së parë

NEdim Bajrami

Nedim Bajrami ka shënuar golin më të shpejtë në histori të Kampionateve Evropiane. Bajrami realizoi pas 22 sekondave për epërsinë e Shqipërisë ndaj Italisë.

Por më pas Italia ka dominuar plotësisht në fushë. Pas pjesës së parë po udhëheq 2:1.

Alessandro Bastoni shënoi për 1:1 në minutën e 11-të, ndërsa Nicolo Barella realizoi për 2:1 në minutën e 16-të. Italia më pas goditi edhe shtyllën, ndërsa Thomas Strakosha e kishte një pritje vendimtare.

Fare në fund Jasir Asani provoi nga distanca, por ishte i pasaktë.

Lexo përditësimet tjera
LIVE: Gol për rekord i kuqezinjëve, por Italia udhëheq pas pjesës së parë

Rekordi Shqipërisë, pikët Italisë

Goli pas  23 sekondash nuk i ka mjaftuar Shqipërisë në ndeshjen me kampionen në fuqi të...