Klaus Gjasula ka thënë se vetëm 15 deri në 20 minuta të lojës skuadra “nuk ishte në nivel”, duke thënë se rezultati në fund ishte në rregull.
Gjasula, që realizoi gol për 2:2, tha se po të kishin më tepër fat, do të shënohej edhe goli i tretë.
“Paraqitja ishte e mirë. 15 deri në 20 minuta në pjesën e dytë nuk e kishim nivelin e pjesës së parë. Në fund arritëm rezultat të mirë. 2:2 është në rregull. Me pak fat kemi mundur ta shënojmë golin e tretë. Në përgjithësi luftë e madhe dhe paraqitje e mirë për ekipin. Në futboll asgjë nuk është e pamundur. Me një paraqitje si kjo mund të ndodhë çdo gjë ndaj Spanjës. Goli ishte ëndërr e bërë realitet”, është shprehur ai pas ndeshjes me Kroacinë.