Bota e futbollit do ta nderojë ikonën gjermane, Franz Beckenbauer, të njohur si “Der Kaiser”, që vdiq më herët këtë vit.
UEFA ka njoftuar se do ta nderojë legjendën gjermane në ceremoninë hapëse të Kampionatit Evropian. Ceremonia hapëse do të mbahet para ndeshjes së parë të Evropianit mes Gjermanisë dhe Skocisë, të premten mbrëma në Munih.
Dy kapitenëve që fituan Evropianin me Gjermaninë, Bernard Dietz (1980) dhe Juergen Klinsmann (1996) do t’u bashkohet gruaja e Beckenbauerit, Heidi. Ata do të sjellin Kupën Henri Delaunay, që do t’i jepet fituesit pas finales në Berlin. Kështu të tri triumfet e Gjermanisë në Evropian do të përfaqësohen në ceremoni.
Artikuj të ngjashëm
-
Bayerni e nderon Beckenbauerin me fanellë gjigante në stadium
-
Superkupa e Gjermanisë merr emrin e ikonës Beckenbauer
-
“Allianz Arena” e Bayernit përgatitet për lamtumirën e fundit të Beckenbauerit
-
Bayerni po e vajton humbjen e Beckenbauerit, njeriut që e bëri klubin të madh
-
Bota e futbollit i përkulet legjendës Beckenbauer