Përfaqësuesja e Ukrainës do të kërkojë ta befasojë Anglinë në çerekfinale të Evropianit.
Skuadra e udhëhequr nga trajneri Andry Shevchenko do të synojë kalimin në gjysmëfinale të “Euro 2020”.
Një ndër futbollistët kryesorë te Ukraina në këtë Evropian, Andriy Yarmolenko, thotë se është tejet i motivuar para takimit me “Tre luanët”.
“Jam shumë i motivuar për këtë ndeshje. Fjalët se jam i moshuar për të luajtur më kanë dhënë edhe më shumë vetëbesim të bëj paraqitje sa më të mira në këtë turne”, u shpreh Yarmolenko.
31-vjeçari në këtë Evropian ka shënuar dy gola në katër ndeshje për Ukrainën.
Artikuj të ngjashëm
-
#Profili - Euro 2020: Pas debaklit në vitin 2016, Ukraina synon kalimin e grupit
-
Tek Ukraina janë gati për “betejën” e madhe në fushë
-
Ushtarët u thonë lojtarëve të “tregojnë shpirtin e Ukrainës”
-
Kualifikimi në Evropian ngre moralin e ukrainasve
-
Yarmolenko: Rusia është shtet terroristësh dhe vrasësish