Trajneri francez, Arsen Wenger ka pasur vetëm fjalë të mira për mesfushorin e Zvicrës, Granit Xhakën.
Xhaka arriti t'i ndihmojë zviceranët të kualifikohen në çerekfinale pasi eliminuan nga penalltitë Francën.
“Ai është me të vërtet një futbollist i shkëlqyer me kreativitet të jashtëzakonshëm. Bëri zgjedhjet e duhura dhe ishte lider në fushë”, deklaroi Wenger.
Ishte pikërisht trajneri Wenger, që e transferoi Xhakën te Arsenali nga Borussia Monchegladbach në vitin 2016.