Trajneri zviceran, Rene Weiler, pret që mesfushori Granit Xhaka, të udhëheq Zvicrën në Kampionatin Evropian.
Trajneri zviceran thotë se Xhaka ka potencialin e duhur për të ndihmuar Zvicrën në “Euro 2020”.
“Xhaka është një lojtarë i shkëlqyer me potencial të madh. Ai është një lider por ai duhet t’i shfrytëzoj më shumë aftësitë e tij. Duhet të jetë më i rrezikshëm në fazën e sulmit”, deklaroi Weiler.
Weiler gjatë karrierës së tij si trajner ka udhëhequr skuadra si: Luzern, Anderlecht, Nurmberg, Aarau.