Te Belgjika kanë pranuar se kanë vuajtur shumë për të kaluar në çerekfinale të Euro 2020. Belgjika fitoi 1:0 ndaj Portugalisë, që dominoi plotësisht në pjesën e dytë. Por Cristiano Ronaldo me shokë, me gjithë sulmet rresht, nuk gjetën rrugën drejt portës.
“Në pjesën e parë kemi luajtur lartë dhe kemi bërë presion në Portugalinë. Por duke parë pjesën e dytë, mund të themi se jemi me fat që kemi fituar. Portugalia e ka bërë shumë të vështirë për ne. Ne vërtetë është dashur të mbesim të fokusuar. Na ka kushtuar shumë energji, por kemi pak kohë për rikuperim. Tani po shikojmë para drejt ndeshjes me Italinë”, ka thënë mbrojtësi i Belgjikës, Thomas Vermaelen.