Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Ronaldo krenar me Portugalinë

Cristiano Ronaldo është shprehur krenar me paraqitjen e Portugalisë në Kampionatin Evropian.

Ylli portugez thotë se ai bashkë me bashkëlojtarët kanë bërë të pamundurën që të paraqiten sa më mirë në “Euro 2020”.

“Ne nuk morëm rezultatin që donim dhe u larguam nga turneu më herët sesa dëshironim. Por ne jemi krenarë për rrugën tonë, kemi dhënë gjithçka për të konfirmuar veten si kampionë të Evropës dhe kemi treguar se ende mund t’i dhurojmë shumë gëzime Portugalisë. Tifozët tanë kanë qenë të palodhshëm, duke na kanë mbështetur nga fillimi në fund. Nuk ishte e mundur të arrinim atje ku donim të gjithë, por këtu janë falënderimet tona të sinqerta dhe të thella. Ne, do të kthehemi më të fortë”, shkroi Ronaldo në “Instagram”.

Portugalia u eliminua të dielën nga Belgjika me rezultatin 1:0.