UEFA ka thënë se flamujt me ngjyra të ylberit do të lejohen në “Pushkash Arena” në Budapest për ndeshjen mes Holandës dhe Çekisë që nis në ora 18:00.
UEFA ka shkruar në “Twitter” se ka njoftuar autoritetet e futbollit të Holandës se “simbolet me ngjyra të ylberit” nuk janë politike dhe janë në linjë me kampanjën e UEFA-s, #EqualGame.
Hungaria është përballur me kritika të shumta në Evropë për ligjin e ri që ndalon shfaqjen e përmbajtjes për LGBT te fëmijët. Qeveria ka thënë se synon të mbrojë fëmijët, por kritikët thonë se ai e lidh pedofilinë me homoseksualitetin.
Qeveria e Holandës ka kritikuar zhurmshëm.