UEFA e ka ftuar mesfushorin e Danimarkës, Christian Eriksen dhe mjekët që ia shpëtuan jetën pas kolapsimit në fushë për të marrë pjesë në finalen e “Euro 2020” që do të luhet të dielën në “Wembley”.
Mesfushori danez u ringjall para tifozëve të tronditur dhe një audience masive televizive globale gjatë ndeshjes së parë të Danimarkës në turne.
UEFA tha se Erikseni, gruaja e tij dhe gjashtë mjekë janë ftuar në ndeshjen finale, por që ende nuk ka marrë asnjë konfirmim që mesfushori do të jetë i pranishëm në stadium.
Njëri nga mjekët, Peder Ersgaard, tha se është i nderuar që ka marrë një ftesë VIP nga presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin.
“Unë jam i ngazëllyer, si një fëmijë në prag të Krishtlindjeve. Unë jam shumë krenar për përpjekjet e mia, por edhe për të gjithë ekipin. Nuk ishte një përpjekje e vetme”, tha Ersgaard. “Shpresoj të shoh Danimarkën kundër Italisë. Kjo do të ishte vërtet një finale e madhe. Thjeshtë, imagjinoni nëse Danimarka bëhet kampione e Evropës”.
-
Kajer dhe mjekët danezë shpërblehen me çmim nga UEFA që e shpëtuan Eriksenin
-
Danezët heroikë tregojnë zemër, pavarësisht rënies në pengesën e fundit para finales së Evropianit
-
Erikseni me mesazh nga spitali
-
Mjeku danez: Eriksen “iku”, para se të rikthehej në jetë
-
Mjeku i Danimarkës tregon se e kthyen Christianin në jetë në fushë