Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kajer dhe mjekët danezë shpërblehen me çmim nga UEFA që e shpëtuan Eriksenin

Qendërmbrojtësi i Milanit, Simon Kjaer dhe stafi mjekësor i Përfaqësueses së Danimarkës kanë marrë çmimin “UEFA President’s Aëard” të martën, pasi ua shpëtuan jetën mesfushorit Christian Eriksen në Kampionatin Evropian. Mesfushori i Interit u rrëzua dhe pësoi një arrest kardiak gjatë ndeshjes së parë të Danimarkës në “Euro 2020” kundër Finlandës, por reagimet e shpejta të Kjaerit dhe më pas të mjekëve, që arritën të ringjallnin Eriksenin në fushë. Kapiteni danez Kjaer është i nderuar për reagimin e tij dhe “cilësitë e jashtëzakonshme drejtuese” të shfaqura gjatë atij momenti, pasi jo vetëm që e vendosi Eriksenin në pozicionin e rimëkëmbjes dhe filloi t’i bënte CPR, por ai gjithashtu përdori lojtarët tjerë për të mbrojtur Eriksenin nga mediai dhe ngushëlloi bashkëshorten e tij.

“Këtë vit, Çmimi i Presidentit tejkalon futbollin”, tha presidenti i UEFA -s, Aleksander Çeferin. “Kjo shërben si një kujtesë e rëndësishme dhe e përjetshme se sa e çmuar është jeta. Unë gjithashtu do të doja t'i dërgoja urimet e mia më të mira Christian Eriksen dhe familjes së tij ndërsa ai vazhdon shërimin e tij”.