Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Erikseni me mesazh nga spitali

Futbollisti danez, Christian Eriksen, nëpërmjet një postimi të bërë nga spitali, pas kolapsit që pësoi në ndeshjen ndaj Finlandës, ka falënderuar tifozët e futbollit për përkrahjen që i dhanë.

Duke postuar një fotografi, Eriksen ka thënë se tash është më mirë me shëndet.

Ai u kolapsua në ndeshjen e së shtunës në Evropianin “Euro 2020”. Sipas mjekëve, kishte pësuar arrest kardiak. Ishin dashur më shumë se 15 minuta që atij t’i jepej ndihma e parë në fushë, para se të bartej drejt spitalit.

“Përshëndetje të gjithëve. Faleminderit shumë për urimet e juaja të ëmbla dhe mahnitëse dhe për mesazhet nga e gjithë bota. Do të thotë shumë për mua dhe familjen time. Jam mirë – pavarësisht rrethanave. Duhet të kryej edhe disa kontrolle në spital, por ndihem mirë. Tani do ta përkrah Danimarkën për ndeshjet e ardhshme”, ka shkruar ai në rrjete sociale.

Artikuj të ngjashëm