Fitorja e diskutueshme e Anglisë përballë Danimarkës 2:1 në gjysmëfinalen e Euro 2020 ka bërë shumë tifozë, përveç atyre anglezë, të tërbohen me vendimin e gjyqtarit Danny Makkelie.
Makkelie vendosi të akordonte penallti në minutën e 104-të kur Raheem Sterling u rrëzua në zonë pas një kontakti të lehtë me Maehlen. Harry Kane realizoi pas topit të kthyer nga Schmeichel për ta dërguar Anglinë për herë të parë në finalen e një Evropiane.
Vendimi i gjyqtarit holandez nuk i prit mirë nga tifozët danezë dhe ata neutral. Kësisoj, një nga tifozët përmes platformës ‘’change.org’’ ka vendosur të nis një peticion për përsëritjen e kësaj ndeshje.
Peticioni i nisur disa orë më herët deri tani ka mbledhur afër katër mijë nënshkrime.
Edhe tifozët francezë përmes një mënyre të ngjashme kërkuan përsëritjen e ndeshjes Francë – Zvicër në raundin e 16 më të mirave në Euro 2020. Peticioni që mblodhi mbi 200 mijë nënshkrime, megjithatë nuk ndryshoi asgjë.
-
Anglezëve u kërkohet t’i ndalin simulimet pas penalltisë së “lehtë”
-
Për Mourinhon dhe Wengerin penalltia e dhënë në favor të Anglisë ishte gabim
-
Hjulmand i zhgënjyer me penalltinë
-
Kane shënon për Anglinë në tentimin e dytë nga penalltia
-
Publikohet një video e re: Saka kishte prekur topin me dorë para penalltisë