Përzgjedhësi i Danimarkës, Kasper Hjulmand ka mbetur i zhgënjyer me eliminimin e ekipit të tij në gjysmëfinale të “Euro 2020”. Mbi të gjitha, ai ka thënë se penalltia e dhënë nga arbitri Danny Makkelie nuk është dashur të akordohet.
Anglia e ka mposhtur Danimarkën 2:1 në vazhdime kurse golin e fitores për anglezët, e shënoi Harry Kane në minutën e 104-të nga penallti.
Anglezët e fituan penalltinë pasi arbitri Makkelie vlerësoi se Raheem Sterling u pengua në zonë nga Joakim Maehle. Hjulmand këmbënguli se nuk ishte penallti dhe shtoi se gjatë depërtimit të Sterlingut nga krahu i djathtë, në fushë ishte edhe një top tjetër.
“Ishte një penallti që nuk duhej të ishte penallti. Jam shumë i zhgënjyer. Ju nuk mund të kaloni pranë topit të dytë në fushë, i cili ka ndikim në lojë”, ka thënë ndër të tjera Hjulmand.
-
Danezët ankohen në “vendimet” e VAR-it pas eliminimit në Euro 2024
-
Anglia nuk bind sërish me lojë, luan baras me Danimarkën
-
Danimarka e Anglia barazojnë pas pjesës së parë
-
Anglia synon të përmirësojë përshtypjet në ndeshjen ndaj Danimarkës
-
Anglezëve u kërkohet t’i ndalin simulimet pas penalltisë së “lehtë”