Ish-ylli i Interit, Wesley Sneijder, mendon se Italia është favorite për të fituar Kampionatin Evropian “Euro 2020” këtë verë.
37-vjeçari kaloi katër vet tek Interi dhe ndihmoi Nerazzurrin të fitojë tripletën në sezonin 2009-10. Ai u pensionua në gusht të 2019-s me 134 ndeshje për Holandën, duke realizuar 30 gola për kombëtaren.
Ka luajtur në tri Kampionate Evropiane, ndërsa tash ka thënë se mënyra e lojës së Italisë po e bën këtë kombëtare favorite për të fituar.
“Për mua, Italia është favorite për të fituar titullin. Po luajnë futboll bindës dhe kanë bërë shumë progres”, ka thënë Sneijderi për NOS.
Italia do të luajë të shtunën ndaj Austrisë në ndeshjen e 1/8-s së finales. Kombëtarja Azzurre ka 30 ndeshje që s’ka pësuar humbje.