Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Sarabia, zbulimi i Enriques te Spanja

Pablo Sarabia ka qenë zbulimi i Luis Enriques te Spanja në Kampionatin Evropian.

Sulmuesi spanjoll është një ndër lojtarët më të dalluar te “Furia e Kuqe” në ndeshjet e luajtura deri më tani në “Euro 2020”. 29-vjeçari ka shënuar dy gola për Spanjën në katër ndeshje të luajtura.

Forma e mirë e sulmuesit spanjoll ka bërë që skuadrat e mëdha spanjolle të interesohen për të.

Real Madridi, Barcelona dhe Atletico Madridi janë ekipet e interesuar për Sarabian. Sulmuesi i PSG-së mund të largohet gjatë kësaj vere për t’u rikthyer në La Liga.

Sarabia ka kontratë me skuadrën nga Parisi deri në vitin 2024.

Artikuj të ngjashëm