Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Ranieri thur vargje për De Bruynen, Lukakun e Hazardin

Trajneri Claudio Ranieri mendon se ndeshja ndërmjet Belgjikës dhe Italisë do të jetë dueli më i hapur në çerekfinale të “Euro 2020”.

Ai po ashtu ka treguar se Belgjika ka skuadër të fortë, derisa lojën e italianëve e ka vlerësuar si më të mirën në “Euro 2020” deri me tani.

“Ndeshja më e hapur në të tetën e finales është Belgjika kundër Italisë. Numri një në renditjen e FIFA kundër ekipit tregoi futbollin më të mirë në këtë Kampionat Evropian. Forca e Belgjikës është kompaktësia. Mbrojtësit nuk janë të shpejtë dhe për këtë Martinezi i ka forcuar krahët”, tha Ranieri për “La Gazzetta dello Sport”.

Sipas tij, Italia ishte në vështirësi ndaj Austrisë, po ia doli që të reagonte dhe të kalonte tutje. Ai i ka përmendur tri fakte interesante për treshen e Belgjikës, De Bruyne, Lukakun dhe Eden Hazardin, poet në ekipin kombëtarë të Belgjikës.

De Bruynen e ka quajtur si mendja e ekipit të Belgjikës, Lukakun si krahun e fortë të skuadrës dhe Eden Hazardin e ka vlerësuar si poet të ekipit përfaqësues të belgëve.