Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Ranieri nuk sheh favorit në finalen e Euro 2020

Claudio Ranieri

Claudio Ranieri ka folur para ndeshjes finale ndërmjet Anglisë dhe Italisë.

Trajneri i njohur italian ka thënë se shanset për të triumfuar në “Euro 2020” janë 50-50.

“Mendoj se do të jetë një ndeshje jashtëzakonisht e mirë. Sigurisht që shanset për të fituar janë 50-50. Italia besoj se është përmirësuar shumë si skuadër dhe këtë e ka dëshmuar në këtë ndeshje. Kemi ndryshuar mentalitet dhe tani duam ta dominojmë kundërshtarin. Ne kemi shpirtin italian, qëndrojmë së bashku, vuajmë së bashku dhe luftojmë së bashku”, u shpreh Ranieri.

Finalja ndërmjet Anglisë dhe Italisë luhet të dielën nga ora 21:00 në “Wembley”.