Qeveria britanike ka thënë se më shumë se 60 mijë shikues do të lejohen në gjysmëfinale dhe finale të Euro 2020, në stadiumin “Wembley”.
Nuk janë dhënë detaje se si tifozët nga vendet tjera do të lejohen, pa pasur nevojë të karantinohen pasi të fluturojnë për në Londër, njofton AP.
Qeveria tashmë është pajtuar të rrit numrin e shikuesve në 40 mijë për një ndeshje të 1/8 së finales. Në fazën grupore në “Wembley” janë lejuar 22 mijë shikues.
Tani “Wembley” do të mbushet deri në 75 për qind të kapacitetit për gjysmëfinale dhe finale.
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin ka thënë se “është falënderues ndaj kryeministrit dhe qeverisë britanike për punën e madhe që kanë bërë për të finalizuar këto ndryshime”.
UEFA ka thënë javën e kaluar se ishte në bisedime me autoritetet në Londër për të lejuar tifozët që të qëndrojnë vend deri në 24 orë, pa u izoluar.
-
Në “Wembley” mund të jenë 65 mijë tifozë në gjysmëfinale dhe finale të Evropianit
-
“Wembley” do të presë deri në 45 mijë tifozë në gjysmëfinale dhe finale
-
“Wembley” mund t’i pranojë 45 mijë tifozë
-
Enrique shpreson që të ketë më shumë tifozë spanjollë e italianë sesa anglezë në gjysmëfinale
-
FA pret që finalja e Euro 2020 të mbahet në “Wembley”