Shefi ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Anglisë, Mark Bullingahm beson se gjysmëfinalja dhe finalja e Kampionatit Evropian do të mbahen në “Wembley” ashtu siç është parashikuar.
“Marrëdhënia jonë me UEFA-në është shumë e rëndësishme, jo vetëm nga pikëpamja e Qeverisë. Ne dëshirojmë ta mbajmë finalen në Wembley. Kemi pasur një ekip që ka punuar tash e tre vjet për të bërë një finale madhështore”, deklaroi Bullingahm.
UEFA kishte kërcënuar Federatën e Futbollit të Anglisë se mund ta zhvendosë finalen në një stadium tjetër.
Kjo pasi Qeveria britanike ka disa shtete në listën e kuqe shkaku i COVID-19 dhe personat që hyjnë në Britani duhet të izolohen për 10 ditë.
Por zyrtarët e UEFA-s kanë kërkuar që të bëhen përjashtime për 2.500 mysafirët që janë të ftuar për të parë finalen.
-
KE-ja e shqetësuar me situatën në Londër
-
Qeveria britanike pajtohet që të lejojë 60 mijë tifozë në “Wembley”
-
UEFA nuk ka plan për lëvizjen e gjysmëfinaleve dhe finales nga “Wembly”
-
UEFA mund të zhvendosë finalen e “Euro 2020” në Hungari
-
“Wembley” do të presë deri në 45 mijë tifozë në gjysmëfinale dhe finale