Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

KE-ja e shqetësuar me situatën në Londër

Foto: Reuters

Komisioni Evropian ka paralajmëruar organizatorët e Kampionatit Evropian që të jenë tepër vigjilentë kur të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale dhe finale në Londër, pas përhapjes së variantit Delta të koronavirusit.

Në Britani ka filluar të përhapet varianti Delta, por megjithatë tri ndeshjet e fundit të “Euro 2020” do të luhen në stadiumin “Wembley”.

“Unë mendoj se UEFA duhet ta marrë në konsideratë me shumë kujdes situatën e gjysmëfinaleve dhe finales. Dhe ndihem në shoqëri shumë të mirë duke thënë, sepse pashë që kancelarja gjermane Angela Merkel, kryeministri italian Mario Draghi dhe shumë anëtarë të Parlamentit Evropian ndajnë të njëjtat shqetësime”, tha nënkryetari i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas.

Sipas tij, UEFA duhet të vlerësojë me shumë kujdes situatën në gjysmëfinale dhe finale në “Wembley” për arsye së në tribuna do të ketë shumë njerëz të pranishëm, gjë që mund të ndikojë edhe më shumë në përhapjen e variantit Delta të koronavirusit.