Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Në “Wembley” mund të jenë 65 mijë tifozë në gjysmëfinale dhe finale të Evropianit

UEFA është në bisedime me qeverinë britanike për të rritur numrin e shikuesve në 65 mijë për ndeshjet gjysmëfinale dhe për finalen e Euro 2020.

Qeveria tashmë është pajtuar që të rrit numrin prej 22 mijë shikues sa lejohen në fazën grupore në së paku 40 mijë shikues për një ndeshje të një të tetës së finales dhe për tri ndeshjet e fundit të Evropianit.

“Wembley” i zë 90 mijë shikues. UEFA shpreson ta rrit tutje numrin, duke siguruar përjashtim nga karantinimi për sponsorët dhe personat VIP, raporton AP të hënën.