Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Portieri i Francës ende mban mend golin që ia siguroi Portugalisë titullin në “Euro 2016”

Hugo Lloris

Portieri i Francës, Hugo Lloris, mban mend mirë ndjenjën e fundosjes që kishte pasi pranoi golin që ia siguroi Portugalisë titullin e kampiones së Evropës pesë vjet më parë.

Dy ekipet e mëdha evropiane janë takuar prej atëherë, së fundi nëntorin e kaluar kur Franca fitoi në Lisbonë në kuadër të Ligës së Kombeve. Portugalia e Franca do të takohen sërish të mërkurën në ndeshjen e fundit në grup në “Euro 2020”.

Konteksti i përballjes në “Euro 2016” ishte plotësisht ndryshe. Ishte kohë delikate për francezët, që po merrnin veten pas një valë sulmesh vdekjeprurëse terroriste që lanë të vdekur mbi 130 njerëz në Paris, në nëntor të vitit 2015.

“Ishte finalja e Evropianit, me gjithë emocionet që ishin shfaqur përgjatë ngjarjes”, ka thënë Lloris të martën. “Po, është një kujtim i dhimbshëm pasi humbja erdhi në një kohë të vështirë për francezët”.

Duke dashur të fitonin trofeun për një komb që po vuante, lojtarët francezë mposhtën Gjermaninë për të arritur në finale.

Edhe Portugalia apo Franca, Ronaldo apo Mbappe Euro 2024 Portugalia apo Franca, Ronaldo apo Mbappe

Të përkrahur nga tifozëria që mbante flamuj të vendit, francezët ishin favoritë për ta fituar finalen e 10 korrikut në “Stade de France”, sidomos pasi ylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, doli nga loja në pjesën e parë për shkak të një lëndimi.

Franca kishte dominuar, por humbi rastet. Në sekondat e fundit të kohës së rregullt rezervisti Andre-Pierre Gignac qëlloi shtyllën.

Më pas, loja mori kah tjetër dhe goditja nga distanca e Ederit në vazhdimin e dytë gjeti cakun.

Njëmbëdhjetë minuta më vonë lojtarët e Francës mbetën të shtrirë në fushë pasi ëndrra e tyre për titullin e tretë mori fund. Ndërkohë Ronaldo dhe bashkëlojtarët nisën festën e madhe.

Francës iu nevojit kohë për t’u rikuperuar nga ajo humbje në shtëpi. Por Lloris vlerëson se rezultati ka shërbyer për ta motivuar ekipin dy vjet më vonë.

Edhe Dita e madhe e Botërorit po afrohet për portierin e Francës dhe Polonisë Sport Dita e madhe e Botërorit po afrohet për portierin e Francës dhe Polonisë

“Pas atij dështimi ishim në gjendje të ndërtonim suksesin tonë në Botërorin në Rusi. Qartë se dy ngjarjet kanë lidhshmëri”, ka thënë ai.

Franca takohet me Portugalinë me dy yje të Kupës së Botës në fanellën e saj, mbi stemën e ekipit. Portugalia nuk ka asnjë yll. Ronaldo ka shënuar 107 gola për Portugalinë, por asnjë kundër Francës.

Ndeshja Portugali – Francë luhet të mërkurën nga ora 21:00 në “Pushkash Arena” në Budapest. I takon Grupit F.

Franca tashmë është kualifikuar në 1/8 e finales. I ka katër pikë. Me fitore ndaj Portugalisë e fiton grupin. Portugalia i ka tri pikë dhe siguron avancimin me barazim.

Lloris, që është kapiten dhe do ta luajë ndeshjen e 128-të për Francën, ka thënë se lojtarët nuk e kanë ndërmend të kursehen pasi e kanë siguruar avancimin në raundin nokaut.

Edhe Mesfushori Danilo ka shpëtuar pa lëndime të rënda Euro 2020 Mesfushori Danilo ka shpëtuar pa lëndime të rënda

“Nuk guxojmë të dalim në fushë me këtë në mendje. Duhet gjithnjë të synojmë dhe të dëshirojmë fitoren”, ka thënë ai. “Do të përballemi me ekip të madh, kampionin në fuqi. Do të jetë ndeshje e fortë dhe do të jetë me rëndësi të përfundojmë fazën grupore me rezultat të mirë”.

“Euro 2020”, Grupi F: Portugalia – Franca, e mërkurë (21:00)