Mesfushori i Portugalisë, Danilo, ka thënë se është mirë tani pas goditjes në fytyrë që e mori nga portieri i Francës, Hugo Lloris, në ndeshjen Portugalia-Franca në “Euro 2020”.
Danilo ka thënë në llogarinë e tij në “Instagram” se ka qenë vetëm një moment frike. Ai i ka falënderuar të gjithë për mesazhet dhe shqetësimet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDanilo mori goditjen nga Llorisi në minutën e 28-të. Atij iu desh ndërhyrja e stafit mjekësorë në fushë, para se të largohej nga fusha me akull në fytyrë. U zëvendësua pas pjesës së parë.
Cristiano Ronaldo e konvertoi në gol penalltinë në ndërhyrjen që e shkaktoi Llorisi. Ndeshja përfundoi 2:2.
Portugalia do të luajë kundër Belgjikës në 1/8 e finales të dielën.