Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Pickford favorit për t'u shpallur portieri i “Euro 2020”

Portieri i Anglisë, Jordan Pickford është favorit për t’u shpallur portieri më i mirë në Kampionatin Evropian, pavarësisht se çfarë do të ndodh në finalen e së dielës ndaj Italisë.

Sipas “The Mirror” portierit 27-vjeçar do të kurorëzohet si portieri më i mirë i “Euro 2020”.

Pickford ka mbajtur portën e paprekur në pesë ndeshje përderisa ka pësuar vetëm një gol ndaj Danimarkës nga goditja e dënimit. Nga statistika e ndeshjeve të luajtura Pickford është portieri më i dalluar në “Euro 2020”.

Në konkurrencë për çmimin e portierit më të mirë është edhe portieri i Italisë, Gianluigi Donnarumma, që priti penalltitë në gjysmëfinale ndaj Spanjës.