Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Donnaruma në histori të “Euro 2020”

Portieri i Italisë, Gianluigi Donnarumma, ka hyrë në histori të Kampionatit Evropian.

Portieri 22-vjeçar është zgjedhur lojtari më i dalluar në “Euro 2020”.

Ai e pranoi këtë çmim, pasi arriti të ndihmojë “Azzurët” të triumfojë në finale ndaj Anglisë. Donnarumma priti dy penallti ndaj Anglisë për t’ia dhënë fitoren Italisë me rezultatin 3:2.

Por përveç, kësaj Donnarumma bëhet portieri i parë në histori të Kampionatit Evropian që shpallet lojtari më i mirë i turneut.

Deri më tani asnjë portier nuk ka arritur ta fitojë këtë çmim. Donnarumma u është bashkuar futbollistëve si: Matthias Sammer, Zinedine Zidane, Theodoros Zagorakis, Xavi Hernandez, Andres Inesta dhe Antonie Griezmann, të cilët e kanë fituar çmimin si lojtari më i dalluar në Evropian.

Artikuj të ngjashëm