Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pickfordi, krenar që nuk ka pranuar gol nga Ronaldo

pickford

Portieri i Evertonit dhe i Anglisë, Jordan Pickford, është përballur me shumë futbollistë të njohur. Pickford, megjithatë, ka treguar se njëri prej tyre ende nuk i ka shënuar gol.

“Lojtari më i mirë që kam luajtur kundër tij? Ai duhet të jetë Cristiano Ronaldo”, ka thënë Pickford në një intervistë për “Goal.com”.

“Me shumë fat, kam mbajtur dy herë portën e paprekur kundër tij dhe ai ende nuk më ka shënuar gol. Ai ka thyer shumë rekorde në aspektin e golave të shënuar dhe është një prej më të mirëve në botë. Të luash ndaj tij është privilegj”, ka thënë Pickford.