Trajneri i Romës, portugezi Jose Mourinho inisto nse Spanja nuk është më e fortë se Italia. “Special One” komentoi edhe rrugëtimin e Italisë në “Euro 2020” duke theksuar se kanë futbollistë me njohuri të mira teknike dhe mbrojtje të fortë. Ka vlerësuar edhe atmosferën e mirë brenda grupit. “vendi është i lidhur shumë me ekipin. Tani jam në karantinë në Romë duke u marrë me stërvitje të klubit, por ndiej që të gjithë janë pozitivë me ekipin.
Ata nuk po paraqiten mirë vetëm gjatë Evropianit, por ata kanë luajtur mirë edhe më parë. Përzierja në ekip është perfektë, ata kanë njohuri teknike dhe mbrojte shumë të mirë.
Bonucci dhe Chiellini mund të luanin me sy të mbyllur, ata e njohin njëri-tjetrin sepse luajnë për shumë vite së bashku. Stafi teknik është shumë i kompletuar. Mancini është i rrethuar nga miq me përvojë dhe njohuri të jashtëzakonshme”, ka thënë Mohurinho për “TalkSport”. Mourinho ka nisur punën në Romë, ndërsa synon transferimin edhe të Granti Xhakës për sezonin e ri.