Me golin e realizuar ndaj Ukrainës të enjten, ylli shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski, ka hyrë në histori të klubit të tij në Angli, Leeds United. Ai është bërë futbollisti i parë i këtij klubi që ka realizuar gol në ndonjë Kampionat Evropian që nga viti 1992.
E për këtë, Leedsi ka ndarë fotografi të Alioskit në rrjete sociale duke shprehur krenarinë për futbollistin shqiptar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një lidhje direkte për Interaktiv, zëdhënësi i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Faton Zylbehari, këtë e ka quajtur si momentin më emocional për të në “Euro 2020”.
“Detaji i fundit është ai i sotëm. Leeds United në Twitter, Instagram dhe Facebook dhe thotë se bëhet lojtari i parë i klubit që shënon gol në Evropian në 1992. Sa e bukur një shqiptar dhe jehonë merr në shtetin britanik e lëre më përtej saj”, ka thënë ai.
Pasi Maqedonia u konfirmua si ekipi i parë që u eliminua nga “Euro 2020”, Zylbehari ka deklaruar se nuk mungon zhgënjimi te kampi.
“Ka dëshpërim, kur humb s’mund të jesh i lumtur. Por duhet të kthehemi në pikën e fillimit kur po vinim në Evropian dhe me rankimin 62 erdhëm në “Euro 2020”. Është suksesi më i madh i futbollit në Maqedoni. Po u mor një fitore e një barazim do të ishte edhe më mirë. Një humbje s’do të thotë të merret tragjike”, ka shtuar ai.
Të hënën, Maqedonia luan ndeshjen e fundit të Grupit C, ndaj Holandës.