Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Kroos zbulon se çfarë i tha Ronaldos pas ndeshjes Portugali-Gjermani

Biseda e Toni Kroosit dhe Cristiano Ronaldos pas ndeshjes në mes të Portugalisë dhe Gjermanisë të shtunën në kuadër të Evropianit ngjalli spekulime për një kthim të portugezit te Real Madridi.

Por, është Kroos që ka zbuluar bisedën që ka pasur me Ronaldon. Ai ka theksuar se biseda e tyre zgjati shkurt, ndërsa pati vetëm urim të ndërsjellë për ndeshjet e ardhshme. Kroos dhe Ronaldo kanë luajtur për disa vjet te Real Madridi. Gjermani Kroos është ende pjesë e Realit, ndëra Ronaldo luan te Juventusi.

“Ne nuk e kemi parë njëri-tjetrin për një kohë të gjatë, pasi Reali nuk ka luajtur kundër Juventusit. Ne biseduam shkurtimisht për ndeshjen dhe ndeshjet e ardhshme. I urova më të mirat dhe shpresoj të kualifikohen në raundin tjetër, ashtu si ne. E pyeta nëse i përshtatet Italia, sepse ai është që tre vjet atje”, ka thënë Kroos, njofton “football-italia” të hënën.

Portugalia e Gjermania kanë nga tre pikë, ndërsa Franca është lidere në Grupin F. Hungari është me një pikë në dy ndeshje.