Kroacia e ka një skenar të “çmendur”, që mund ta dërgoj tutje edhe me vetëm dy pikë të fituara. Pakënaqësitë e tifozëve kroat nga ndeshja e parë kanë vazhduar dhe në duelin e dytë të Grupit D pas ndeshjes me Republikën e Çekisë.
Kroacia dhe Republika e Çekisë barazuan 1:1, dhe kroatët e fituan pikën e parë sivjet. Tani pas dy ndeshjeve, Kroacia e ka vetëm një pikë, dhe të martën e ka shansin e fundit për ta kaluar grupin. Përballë do ta ketë Skocinë, shkruan “vecernji.hr”.
“Edhe pse e kemi kalkuluar se na duhen të paktën tri ose katër pikë për të avancuar në fazën e nokautit të garës, tani një profesor i Fakultetit të Ekonomisë, i cili merret me statistika dhe ekonomi sportive, ka kalkuluar se Kroacia me barazim kundër Skocisë, me dy pikë në total, mund të shkojë tutje nga vendi i tretë”, shkruan portali kroat.
Por, për t’u arritur një gjë e tillë, duhet të plotësohen tri kushte.
Portugalia duhet ta mposht Gjermaninë sot nga ora 18:00, Zvicra duhet të barazojë me Turqinë të dielën, dhe Gjermania të barazojë me Hungarinë të mërkurën.