Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Konfirmohet mungesa e Besedinit ndaj Anglisë

Sulmuesi i Ukrainës, Artem Besedin, nuk do të luajë për Ukrainën në ndeshjen çerekfinale të “Euro 2020” kundër Anglisë.

Sulmuesi 25-vjeçar i Dynamo Kievit u largua para kohe pas një lëndimi që mori në gju nga mbrojtësi suedez, Marcus Danielson. Ukraina e mposhti 2:1 në kohën shtesë Suedinë të martën mbrëma.

Zyra e mediave e Federatës së Futbollit të Ukrainës njoftoi të mërkurën se Besedin nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Anglisë.

“Fatkeqësisht, sulmuesi i ekipit përfaqësues të Ukrainës, Artem Besedin nuk do të mund ta ndihmoj përfaqësuesen verdheblu në turneun përfundimtar të ‘Euro 2020’”, thuhet në njoftimin e zyrës për media.

Ndeshja ndërmjet Anglisë e Ukrainës do të zhvillohet të shtunën.

Artikuj të ngjashëm