Përzgjedhësi i Maqedonisë së Veriut, Blagoja Milevski, nuk do ta ketë të gatshëm për lojë futbollistin e Istanbulsporit, Valon Ethemi.
Lajmi për lëndimin e Ethemit është konfirmuar të premten. Ai nuk do të luajë në duelet kundër Ukrainës dhe Anglisë.
Këto ndeshje të qershorit janë të rëndësishme për kualifikim në “Euro 2024”.
Më 16 qershor në Shkup, Maqedonia e Veriut e pret Ukrainën, ndërsa tri ditë më vonë luan në udhëtim me Anglinë, në “Old Trafford” të Manchesterit.